Lajme

Policia dhe AUV pengon një aheng në Gjilan për mosrespektim të masave antiCOVID-19


Ilustrim

Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë ndërpre një aheng në një restorant në komunën e Gjilanit pasi që nuk janë respektuar masat antiCOVID-19.

“Njësitë patrullues të Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Gjilan kanë pas një informatë të marrë nga rrugët operative për një organizim tek një restorant në komunën e Gjilanit”.

Policia ka njoftuar se menjëherë janë informuar Inspektorët Sanitar të AUV-së, dhe të njëjtit pasi kanë parë gjendjen faktike kane marrë veprimet e tyre konformë ligjit.

Në njoftim të policisë thuhet se AUV ka shqiptuar gjobë me vlerë prej 500 euro për mos respektim të masave antiCOVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore