Lajme

Policia braziliane akuzohet për vrasjen e disa protestuesve


Policia braziliane në Rio de Janeiro, akuzohet nga rezidentët se është përgjegjëse për vrasjen e disa protestuesve, të cilët sipas pretendimeve, ishin duke u dorëzuar.

Kombet e Bashkuara e kanë kritikuar gjithashtu këtë aksion policor kundër trafikantëve të drogës në Rio, duke i cilësuar ekzekutimet e kryera si “jashtë juridiksionit të policisë”.

Nga pala policore, këto akuza janë mohuar tërësisht.

Disa zona në Rio – një ndër qytetet më të dhunshme në Brazil – gjenden nën kontrollin e kriminelëve. Disa prej tyre, janë të lidhur me organizata të mirëfillta të tregtisë së drogave të rënda.

Forcat e sigurisë me ndërhyrjet e tyre të dhunshme, janë akuzuar jo pak herë për përdorim të tepruar force.

Video në të cilat shfaqen shkëmbimet e zjarrit midis policëve dhe kriminelëve, kanë bërë xhiron e mediave sociale.

“Ka djem të lagjes, të cilëve i është zënë pritë nëpër shtëpia”, thotë një banore e zonës. “Ata duan të dorëzohen, por policia kërkon ti vrasë. Madje, kanë vrarë disa në sytë tanë”.

Në lagje të ndryshme të Rio-s, disa vende janë të mbuluara me njolla gjaku. Situata në lagjet e quajtura “Favelas”, është dëshpëruese.

Një hetim i pavarur nga ana tjetër, është kërkuar nga Kombet e bashkuara, për gjithë aksionet e policisë gjatë këtyre kohëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore