Lajme

Policia aksion në shkollat e Ferizajt – sekuestrohen sërish armë


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka zhvilluar aksionin e dytë në shkollat e Ferizajt, gjatë këtij aksioni është bërë e ditur se është sekuestruar drogë, armë e thika.

“Sektori Rajonal i Hetimeve mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla, pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa persona të dyshuar”.

“Gjatë kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( pistoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Sekuestrimi i armëve nga aksioni i Policisë në Ferizaj.

Ndërkaq, PK-ja bën të ditur se ka marrë veprimet e nevojshme ndaj personave të dyshuar.

“Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë iniciuar raste penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Posedim i narkotikëve’ për procedura të mëtejme hetimore”.

Edhe më 18 dhjetor, sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka zhvilluar aksion në disa shkolla të mesme të larta, pasi kanë pranuar informacion rreth përdorimit të armëve të palejueshme.

Sekuestrimi i armëve nga aksioni i Policisë në Ferizaj.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkolla.

Policia Rajonale e Ferizajit, ka apeluar tek qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative në shkolla të njoftojnë policinë, “stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore