Auto

Polestar 2 nuk lejohet në SHBA


Polestar ka njoftuar se fenerët Pixel LED do të jenë standarde në Polestar 2 Launch Edition, mirëpo kjo teknologji nuk është në dispozicion në Shtetet e Bashkuara.

Rregulloret në SHBA nuk e lejojnë ndriçimin në rrugë të teknologjisë Pixel LED. Llojet e sistemeve të pranuara të ndriçimit të automjeteve në SHBA janë me dritë të gjatë, dritë të shkurtër ose me dritë fikur.

Pixel LED do të shërbejë si një element opsional zbukurimi. Konfigurimi do të përfshijë një sekuencë ndriçimi të mirëseardhjes kur automjeti të jetë i shkyçur. Gjithashtu, do të shfaqë teknologji me rreze të lartë që bën të mundur reduktimin e dritës për shoferët e tjerë në lëvizje.

Ndriçimi LED do të vendosi në përdorim 84 Pixel LED individual të cilat do të formojnë një matricë ndriçimi në secilin fener. Të gjitha pikselet kontrollohen nga automjeti dhe komandohen prej tij për t’u ndezur dhe fikur sipas nevojës.

Përfitimi i kësaj teknologjie përshtatëse të ndriçimit është që automjeti mund të rrisë ose zvogëlojë sasinë e dritës në një zonë të caktuar sipas nevojës, pa e shqetësuar shoferin për dritat e gjata të cilat mund të bëhen problem për makinat e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore