Sport

Poirier radhitet në pesë më të mirët e UFC pas ndeshjes me McGregor


Dustin Poirier mposhti Conor McGregor për herë të dytë në gjashtë muaj në ngjarjen kryesore të së Shtunës UFC 264 në Las Vegas.

Ai mori një shumë të madhe në llogarinë e tij bankare që erdhi pas dyluftimit kundër yllit më të madh të MMA.

Poirier gjithashtu siguroi një mundësi për t’u përballur me kampionin në fuqi të peshave të lehta, pasi mposhti McGregor-in.

Presidenti i UFC, Dana White, tha në konferencën për media pas duelit në T-Mobile Arena se Poirier do të jetë sfiduesi i parë për kampionin e ri kundër Charles Oliveira.

Në fitoren e së shtunës, e cila ishte fitorja e shtatë në tetë ndeshjet e fundit të Poirier, ai është ngritur edhe në ranglistën e më të mirëve të UFC, ku momentalisht sipas ESPN, ai është radhitur i pesti.

Ngritja e Poirier përplas disa nga më të mirët e UFC, Kampionin e peshave të lehta, Alexander Volkanovski dhe peshave të rënda Jan Blachowicz, të cilët kanë zbritur nga një pozitë në ranglistën e UFC.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore