Futboll

Pogba për Mourinho-n: Nuk e kuptoja


Sulmuesi i Manchester United, Paul Pogba, në një intervistë për Sky Sports, nuk i ka rezervuar kritikat dhe pakënaqësitë ndaj ish-trajnerit të tij Jose Mourinho-s, por që sot është trajneri i Tottenham Hotspur.

Në fakt, edhe pse Pogba nuk ka arritur kurrë të përballet sy-më-sy me Mourinho gjatë kohës që udhëhiqte Djajtë e Kuq, është shprehur në kuadër të diferencës midis kohës kur ishte Mou dhe të tashmes me Ole Gunnar Solskjaer.

Për më tepër, francezi e ka akuzuar Mou-n se e ka diferencuar larg formacioneve pa asnjë shpjegim.

“Çfarë kam tani me Ole-n është ndryshe nga ajo që kisha me Mou-n. Ole nuk do t’i kundërvihej kurrë lojtarëve”, u shpreh Pogba për Sky Sports.

“Ndoshta Ole nuk do t’i zgjidhte por dyshoj se do t’i diferenconte sikur të mos ekzistonin. Ky fakt veçon Mou-n nga Ole.

Një ditë jam super; shkoj shumë mirë me Mourinho-n ndërkohë që të gjithë mund ta dëshmojnë sepse ishin aty dhe e shihnin dhe, ditën tjetër, pa asnjë shpjegim, nuk e kuptoja çfarë kishte ndodhur.

E çuditshme por e vërtetë: këtë marrëdhënie kisha me Mourinho-n dhe ende nuk di ta shpjegoj përse”, tha Pogba.

Gjatë kohës së shërbimit të tij tek United, Mourinho ka patur një marrëdhënie mjaft të turbullt me Pogba-në, për të mos thënë se shpeshherë ishte edhe e paqëndrueshme.

Incidenti i filmuar midis Mou-s dhe Pogba-s, e dëshmon “ngricën” midis tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore