Sport

Podolski bën pasuri marramendëse me qebapa


Lukas Podolski

Lukas Podolski mund të përfshihet lehtësisht në listën e gjatë të futbollistëve botërorë, por prej disa vitesh edhe ndër ata që janë të aftë për të krijuar një biznes fitimprurës jashtë fushës.

Në fakt, ish-lojtari i Bayern Munich-ut, Arsenal-it dhe Inter-it hapi zinxhirin e tij të akulloreve “Ice Cream United” në vitin 2017, por ishte në vitin e ardhshëm që ai hodhi themelet për biznesin e tij të ri milioner, duke hapur restorantin e tij të parë qebap në Gjermani, i quajtur “Mangal Doner”.

Kjo ide, siç e konfirmoi edhe vetë Podolski, erdhi pas përvojës së tij në Stamboll me Galatasary-n, ku luajti për dy sezone nga 2015 deri në 2017.

Tani ka 30 restorante “Mangal Doner” në të gjithë Gjermaninë, me synimin për të vazhduar zgjerimin dhe, pse jo, edhe për të dalë jashtë kufijve gjermanë.

Sipas gazetës angleze “The Sun”, falë aktivitetit të tij në sektorin e restoranteve, Podolski ka parë rritjen e vlerës së pasurisë së tij neto në mbi 180 milionë paund (207 milionë euro me kursin aktual të këmbimit).

“Nëse porositni një menu në McDonald’s, paguani njësoj si në restorantet e mia, ose edhe më shumë dhe ushqimi juaj do të jetë i kotë, i mungon cilësia”, komentoi Podolski.

Podolski, tashmë në moshën 38-vjeçare, gjithashtu vijon ende të jetë aktiv në futboll. Kampioni i Botës 2014 që nga viti 2021 luan në Poloni me skuadrën e Gornik Zabrze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore