Film

Po t’i dinit këto fakte nuk do të shikonit porno – kjo është këshilla e seksologut


Pornografia – shpesh e shkurtuar në “porno” – është portretizimi i temës seksuale për qëllimin ekskluziv të “zgjimit seksual”, e cila gjen paraqitje në një larmi mediash, përfshirë revistat, animacionet, shkrimet, videot e video-lojërat.

Por, ndryshe nga sa mendohet, pornografia nuk i takon modernitetit. Forma të shfaqjeve të tilla ku bëhet seks për kënaqësinë e atij që shikon kanë ekzistuar që nga kohërat parahistorike.

Madje, ato vërehen më së miri në figurat e Venusit dhe artit shkëmbor. Ndërsa një numër i madh i objekteve të tilla janë zbuluar nga Mesopotamia antike që paraqesin forma të seksit, kryesisht heteroseksual.

Një pllakë terrakote që përshkruan një burrë duke depërtuar një grua nga pas. Nga Mesopotamia, fillimi i mijëvjeçarit të dytë. Gjendet në Muzeun i Izraelit.

Edhe arti nga periudha e hershme dinastike Sumeriane, tregon shpesh skena të seksit frontal në pozicionin që njihet si “misionar”. Në pllakat Mesopotamiane, që nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë para Krishtit, burri zakonisht tregohet duke hyrë te gruaja nga prapa ndërsa ajo përkulet, duke pirë birrë përmes një kashte.

Një pllakë balte babilonase që përshkruan një burrë duke depërtuar një grua nga mbrapa, gruaja gjithashtu po pi birrë përmes një kashte nga një kana.

Statujat antike në Asirinë e Mesme shpesh përfaqësojnë burrin në këmbë që depërton te gruaja, ndërsa ajo qëndron në majë të një altari. Studiuesit tradicionalisht i kanë interpretuar të gjitha këto përshkrime si skena të seksit ritual.

Statujë e Asirisë së Mesme që paraqet gruan në maje të altartit duke pritur burrin e saj.

Por, ka gjithashtu edhe shumë aludime se ato mund të kenë lidhje me kultin e perëndeshës së seksit dhe prostitucionit, Inanna, sepse shumë imazhe të qarta seksuale u gjetën në tempullin e Inannas në Assur.

Art Erotik i kohrave antike.

Në vitin 1969 filmi “Blue Movie” i producentit amerikan, Andy Warhol, u prezantua filmi i parë erotik për të rriturit, i cili tregon marrëdhënie seksuale, teksa theu disa nga akujt e kohës duke u shfaqur në shumë prej teatrove të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kopertina e “Blue Movie” nga Andy Warhol.

Por, një industri në rritje për prodhimin dhe konsumimin e pornografisë u zhvillua në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe futja e internetit në shtëpi e më pas qasja e pakontrolluar në telefonat e mençur që po vazhdon edhe sot, ka ndikuar jo vetëm në zhvillimin e pornografisë, por edhe në krijimin e varësisë ndaj konsumimit të këtij lloji të filmave.

Ashtu si edhe në shtetet perëndimore, dukuria e varësisë ndaj pornografisë zhvillim ka gjetur edhe në Kosovë. Varësia ndaj pornografisë, sic shpjegojnë seksologët, është shkaktar i shpeshtë i shumë çrregullimeve seksuale të një person.

Hajrullah Fejza, një nga seksologët e rrallë (nëse jo i vetmi) në Kosovë, ka treguar për Albanian Post, ndikimin e pornografisë te njerëzit dhe varësinë që shkaktojnë filmat +18.

“Qasja e pakufizuar dhe shfrytëzimi i shpeshtë i pornografisë mund të ndikojnë në jetën seksuale të personit të involvuar dhe partnerit të tij. Kjo varshmëri ndikon në uljen e dëshirës seksuale dhe në paaftësinë e stimulimit seksual”, tregon Fejza.

“Janë të kota stimulimet solo ose nga partneri, sepse tashmë janë të mësuar që vetëm pornografia është mjet për stimulim dhe angazhim në aktivitete seksuale”.

Dukuria e varësisë nga pornografia paraqitje gjen tek dy gjinitë, por Fejza, tregon se tek cila gjini shfaqet më shumë.

“Personat që shfrytëzojnë pornografi zakonisht janë burra”, thotë ai.

“Studiuesit në mesin e popullatës së re kanë gjetur se pothuajse nëntë nga dhjetë burra kanë deklaruar se kanë shikuar pornografi, në krahasim me vetëm një në tre gra dhe se gjysma e tyre kanë deklaruar se shikojnë porno çdo ditë”.

“Të shikuarit porno nuk dallon shumë në mes të atyre që janë të martuar apo në lidhje dhe atyre beqar. Te gratë përdorimi i pornografisë është më i lartë në mesin e atyre në marrëdhënie se sa te ato beqare”.

Megjithatë, secili fillon të konsumojë pronografi për arsye krejt të kundërta. Filmat me “pullë të kuqe”, shikohen me idenë e eksitimit seksual, arritjes dhe përmirësimit të ereksionit, inspirim për eksplorim të preferencave seksuale, përfshirë edhe orientimin seksual, mësim të teknikave të reja, evokim të fantazive seksuale dhe për prodhim të spermës me qëllim të pllenimit artificial.

Gjithsesi, përkundër se caku është benefiti nga porno, Fejza pohon se konsumimi i çoroditur, nxjerr më shumë probleme sesa benefite.

“Në Ordinancën Specialistike të Seksologjisë ‘Libido’, shpesh vijnë pacientë që kanë probleme me përdorimin e shpeshtë, të tepruar të pornografisë dhe krijimit të varshmërisë ndaj saj. Shumica janë të vetëdijshëm se e kanë kaluar kufirin e sipërm të përdorimit të pornografisë dhe ndihen të shqetësuar, ndërsa kërkojnë edhe ndihmë”, thotë mjeku.

“Trajtimi i këtyre rasteve bëhet me terapi psiko-seksuale e cila konsiston në ndryshimin e sjelljeve dhe qëndrimeve të tyre duke ju treguar alternativa tjera të stimulimit seksual”, pohon seksologu nga Kosova.

Indikacion të fuqishëm negativ, varësia ndaj pornografisë shfaq edhe në marrëdhënien mes një çifti e që çon edhe drejt divorcit.

“Shfrytëzimi i tepërt i pornografisë nga njëri partner në çift shpesh shkakton probleme serioze që manifestohen në formë të xhelozisë dhe pasigurisë së partnerit tjetër, i cili mendon se nuk është mjaft tërheqës apo nuk e stimulon mjaftueshëm partnerin. Kjo dukuri kohëve të fundit ka qenë ndër shkaktarët e shpeshtë të divorceve”, thotë Fejza.

Për ju që jeni në këtë kategori – të shikuarit porno pa kurrfarë karari – seksologu ka një porosi:

“Pornografia njëjtë sikur seksi janë aktivitete që varen shumë nga karakteri i individit dhe të dyja janë ‘shumë’ atëherë kur brenda marrëdhënies partneri tjetër ndihet keq dhe ai që e praktikon fillon të ndjejë shqetësim. Andaj, vendosja e kufirit të sipërm është goxha problem, por duhet bërë përpjekje që mos të teprohet deri në masën që ky aktivitet të bëhet mani apo të krijohet varshmëri”.

Ndryshe, zhvillimi i madh i pornografisë në shekullin 21 vë në qarkullim shifra të larta parash, duke e bërë atë një nga bizneset më fitimprurëse.

Disa nga të dhënat rreth pornografisë, që mund të gjenden me një kërkim të thjeshtë në internet janë tmerruese.

Vetëm brenda një sekonde 28 mijë e 258 persona janë duke shikuar pornografi në internet (kush e di edhe sa të tjerë në të njëjtin sekondë po bëjnë të njëjtën gjë, veçse jashtë rrjetit).

Vetën brenda një dite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhohen 37 video pornografike. 2.5 miliardë emaila dërgohen ose pranohen brenda dite me përmbajtje pronografike.

Kurse, sipas statistikave, 200 mijë amerikanë e konsiderojnë vetën si “të varur nga pornografia”. 40 milionë amerikanë vizitojnë rregullisht faqe pornografike, ndërsa 35 për qind e të gjitha shkarkimeve nga interneti, janë të lidhura me përmbajtje pornografike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore