Aplikacione

Po testohet blerja në YouTube


Platforma YouTube është duke testuar një veçori të re e cila mundëson përdoruesit të blejnë në mënyrë direkte produktet që shohin nëpër video.

Sipas Gadgets 360°, kjo veçori e re e platformës YouTube, po provohet te një numër i vogël i përdoruesëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Android, iOS dhe në Web.

Grupi i përzgjedhur për testimin e projektit pilot, ka mundësinë që përmes ikonës së çantës së blerjes të shtojnë produktet që dëshirojnë t’i kenë në dispozicion për t’i blerë në platform.

YouTube ka thënë se funksioni i ri do të lejojë përdoruesit të sigurojnë informacionin e nevojshëm dhe opinione rreth produkteve që mendojnë të blejnë.

Ikona e çantës së blerjes që është e pozicionuar poshtë në të majtë, do të paraqesi një listë të produkteve dhe pas zgjedhjes së produktit të dëshiruar, përdoruesi do të ketë mundësinë të vizitojë secilën prej faqeve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore