Euro 2020

Po spikat në Euro 2020, sulmuesi ukrainas i shumëkërkuar


Roman Yaremchuk po merrë gjithnjë e më tepër vëmendje pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren e Ukrainës në Euro 2020.

Lojtari i KAA Gent-it ka dalë nga akademia e Dinamo-s së Kievit dhe që prej vitit 2017 luan në Belgjikë.

25-vjeçari këtë Evropian ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në tre ndeshjet e fazës së grupeve.

Paraqitjet e mira të lojtarit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga disa ekipe me emër në Evropë. Pas tij janë skuadra si: Wolfsburg-u, West Ham-i, Arsenal-i, Wolverhampton-i dhe Milan-i.

Vlera në tregun e transferimeve është rreth 15 milionë euro, por pas paraqitjeve të mira në Euro 2020, ajo pritet të shkojë në 25 milionë euro, ndërkohë që është nën kontratë me blegët e Gent-it deri në qershorin e 2025.

Yaremchuk-u ka shënuar 23 gola dhe tetë asistime në 43 paraqitje me Gent-in në të gjitha garat, për sezonin që lam pas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore