Sport

Po kërkohet nga shumë klube të mëdha, por Berardi do t’i qëndrojë besnik Sassuolo-s


Po kërkohet nga shumë klube të mëdha si në Itali, ashtu edhe jashtë saj, por sulmuesi i kombëtares së Italisë, Domenico Berardi, ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij, Sassuolo-s.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercato” italiani do ta rinovojë kontratën me klubin e tij.

Mediumi i lartcekur shkruan se kontrata e re do të jetë për pesë vite, me një pagë prej 3 milionë euro neto në sezon.

Vendimi është i prerë dhe pritet që të zyrtarizohet në gjatë kësaj jave.

Kujtojmë që Berardi ka bërë 327 paraqitje në të gjitha garat për Sassuolo-n deri më tani, duke shënuar 121 gola dhe duke dhënë 84 asistime.

28-vjeçari gjithashtu numëron edhe 34 ndeshje me kombëtaren e Italisë, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore