Jetesë & Stil

Plot dy vjet romancë mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid


Këngëtarja e njohur angleze me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të qëndroj gjatë tërë kohës në kryetitujt e rubrikave rozë.

Përpos punës për të cilën pos lëvdatave, po merr edhe çmime e po thyen rekorde, Lipa, jo rrallë herë është në qendër të vëmendjes edhe për romancat e saj.

Së fundmi, ajo është shprehur e hapur edhe rreth jetës së saj private, teksa ka ndarë edhe informacione rreth lidhjes së saj, me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid.

Madje, lidhja me Hadid është ndër më të gjatat që Dua ka pasur deri më tani.

Në një postim në llogarinë e saj të Instagram-it, ajo ka publikuar një imazh të të dashurit të saj dhe qenushit të tyre, ndërsa ka zbuluar edhe qëllimin e postimit.

Storie e publikuar nga Dua Lipa në Instagram.

“Të dua Anwar, urime dy vjetorin”, ka mbishkruar ajo.

Plot dy vjet romancë mes Duas dhe Anwar, nuk janë edhe pak, marrë parasysh fokusin e tyre në sytë e mediave.

Ndryshe, projekti  i fundit nga Dua Lipa është video klip i këngës “Love Again”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj dhe ka grumbulluar mbi 20 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore