Lajme

Platformat e Google do ndalojnë përmbajtjet që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë


Google, nëpërmjet platformave të saj Youtube dhe Twitter, synon të ndalojnë përmbajtjen që mohon gjenocidin në Srebrenicë.

Kjo, sipas një raporti të Radio Evropa e Lirë (RFE).

RFE-ja raportoi të mërkurën e 11 gushtit se Twitter dhe YouTube, duke iu përgjigjur një kërkese nga Instituti për Kërkimin e Gjenocidit në Kanada (IRGC), thanë se kompanitë kanë një politikë të qartë, e cila “sanksionon të gjitha gjuhët e urrejtjes”.

Më 28 korrik, IRGC-ja u kishte dërguar një kërkesë gjigantëve të teknologjisë Twitter dhe YouTube, në pronësi të Google, ku u kërkonte atyre të ndalonin përmbajtjen nga platformat e tyre që “mohon dhe shtrembërojnë të vërtetën për gjenocidin në Srebrenicë”.

“Ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, po i poshtërojnë viktimat përmes platformës suaj në YouTube, duke u shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të mbijetuarve të gjenocidit. Kjo inkurajon në këmbim mohuesit e gjenocidit dhe krijuesit e ardhshëm të mundshëm dhe autorët e gjenocidit”, shkroi drejtori i IRCG-së, Emir Ramiç – në letrën drejtuar CEO-s, Susan Wojcicki.

Vrasja sistematike e më shumë se 8 mijë boshnjakëve (myslimanë boshnjakë) në Srebrenicë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995 u gjykua si një akt gjenocidi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Por, mohimi i gjenocidit në Srebrenicë, së bashku me banalizimin dhe rishikimin e fakteve historike është bërë i përhapur në shoqërinë serbe të Bosnjës, çka është reflektuar edhe në internet.

“Ne kemi një politikë të qartë dhe të vendosur të gjuhës së urrejtjes, që ndalon përmbajtjen që minimizon ose mohon ngjarjet e dhunshme të dokumentuara mirë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë”, tha një zëdhënës i YouTube për RFE-në.

“Nëse konstatohet se përmbajtja shkel këto udhëzime, do ta heqim atë”.

Një zëdhënës nga Twitter i tha RFE-së se politika e tyre e urrejtjes “ndalon një gamë të gjerë sjelljesh”.

“Kjo përfshin shënjestrimin e individëve me qëllime fyese; thirrje për ngjarje të dhunshme, llojin e dhunës ku kategoritë e mbrojtura të njerëzve kanë qenë viktima; ose kur bëhen përpjekje për të mohuar ose minimizuar ngjarje të tilla”, tha zëdhënësi.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore