Shqipëria

Platforma Akademia sistemi i parë antiplagjaturë në rajon


Platforma Akademia, e konceptuar dhe zhvilluar prej Besart Kunushevcit, parashikon ndërtimin e një start up-i Teknologjik për Kosovën dhe vendet shqipfolëse të Rajonit, që do të ndalojë plagjiaturën në sistemin akademik të Kosovës duke mbështetur hulumtimet shkencore.

Plagjatura është dhe mbetet një nga sfidat më të mëdha në sistemin e edukimit, e për këtë barrën më të madhe e mbajnë universitetet.

Ky do të jetë aplikacioni i parë i këtij lloji në Ballkan që do të shërbejë si mjet për identifikim të plagjiaturës – sistemi i parë Anti-Plagjiaturë në rajon.

Platforma “Akademia” është përzgjedhur ndërmjet 18 ideve rajonale si një ndër projekt-propozimet më të mira, që sjell ndryshime konceptuale të sistemit akademik.

Academia.al ka realizuar disa intervista me profesorë në Universitetin e Prishtinës dhe kolegjet privatë, të cilët po e përdorin këtë aplikacion për detektim të plagjiaturës. Sipas tyre, arsyet pse ende studentët bëjnë plagjiaturë janë të shumta.

Megjithatë, ata theksuan se në shkolla të mesme mungojnë diskutimet për plagjiaturën dhe studentët ende nuk kanë të zhvilluar sensin që të krijojnë punime të origjinale me mendimet e tyre./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore