Lojëra

Plani i Tencent-it për bashkimin e dy faqeve


Tencent Holdings, kompania kineze e internetit, do të ofrojë koncesione në planin për të bashkuar dy faqet kryesore të videolojërave në vend lidhur me transmetimin e drejtpërdrejtë për të zgjidhur shqetësimet e antitrustit.

Agjencia e lajmeve, Reuters, fillimisht Tencent-i njoftoi planet për të bashkuar vitin e kaluar, Huya-n dhe DouYu-n. Kjo nëpërmjet një marrëveshjeje të krijuar për të drejtuar aksionet e saj në firmë.

MobTech, firmë të dhënash, e ka vlerësuar kompaninë të ketë rreth 80% të pjesës së tregut me një vlerë më shumë se tre miliardë dollarë dhe se është në rritje e sipër.

Mirëpo, marrëveshja shkaktoi shqetësim te rregullatorët pasi ajo i jepte Tencent-it mbizotërim në treg. Kjo bëri që Administrata Shtetërore e Rregullimit të Tregut në Kinë (SAMR) të tregonte në muajin dhjetor se do të merrte në shqyrtimin bashkimin e faqeve.

Ndërkohë Tencent-i, Huya, DouYu dhe SAMR, nuk i janë përgjigjur kërkesës për një koment mbi çështjen.

Kontrollet vijnë në një valë të “goditjes antimonopole” të Pekinit kundër kompanive të mëdha të internetit në Kinë. Goditja ka nisur me kompaninë financiare teknologjike, Ant Group, në vitin 2020 dhe është shtrirë edhe më tej  në gjithë sektorin duke dëmtuar çmimet e aksioneve dhe duke i shtyrë disa prej tyre të merrnin masa paraprake.

Një burim nga Reuters, i cili ka njohuri të drejtpërdrejta mbi marrëveshjen, ka thënë se rishikimi antitrust i bashkimit kishte qenë një proces i zgjatur, por nuk ka dhënë komente mbi koncesionet e mundshme.

Të dyja faqet renditen në dy vendet e para si më të njohura në Kinë për transmetimin e videolojërave. Tencent-i rezulton të jetë aksioneri më i madh të Huya me 36.9% të aksioneve dhe zotëron mbi një të tretën e DouYu-së.

“Tencent-i ka një pozicion dominues në publikimin e lojërave në Kinë ndërsa dy faqet e transmetimit të drejtpërdrejtë të kombinuara së bashku do të ishin të barabarta me gjigandët e biznesit”, kanë thënë burimet për Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore