Sport

Plani i Liverpool-it nëse Wijnaldum largohet


E ardhmja e Georginio Wijnaldum-it, dy muaj para hapjes së merkatos verore, ende nuk është e qartë, as për futbollistin e as për klubin.

Kjo ka bërë Liverpool-in që të kërkoj për opsione në rast se 30-vjeçari honaldez vendosë të mos rinovojë kontratën.

Emri i parë në listë për të kuqt e Klopp, është 18-vjeçari i Rennes, Eduardo Camavinga.

Francezi i ri para pak ditësh ia konfirmoi klubit që nuk do të rinovojë kontratën e tij.

Ai konsiderohet si një ndër yjet dhe talentet më të mëdhenjë aktualisht, dhe kualitetet e tij me topin, i kanë bërë ekspertët që ta krahasojnë me Vieira-n.

Me kontratën e Wijnaldum-it që vjen në fund këtë sezon, duket që holandezi do largohet nga “Anfield” me parametra zero.

Për shërbimet e tij është i interesuar trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i cili e vlerëson shumë për kohën që kaluan bashkë te kombëtarja holandeze.

Camavinga dëshiron që të bëj hapin e madh në karrierë dhe padyshim që Liverpool i intereson.

Përveç të kuqve, për shërbimet e fantazistit francez interesohen Real Madrid-i, PSG-ja dhe Bayern-i.

Rennes e vlerëson Camavinga-n 50 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore