Shqipëria

Plan-Veprimi 2022-2024, Çuçi: Parandalimi i armëve pa leje nga civilët


“Miratuam Plan-Veprimin për vitin 2022-2024 për kontrollin dhe parandalimin e posedimit të armëve pa leje nga civilët”.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, për sa i përket miratimit të “për kontrollin e armëve të lehta, të vogla, eksplozivëve dhe municioneve”.

“Siguria mbetet prioritet absolut i qeverisë dhe kryerja e krimeve me armë zjarri shqetësim për Shqipërinë dhe gjithë botën”, theksoi Çuçi.

Më tej Ministri vijoi duke bërë me dije janë parashikuar masa konkrete për sa i takon trafikimit apo prodhimit e armëve.

Ai bëri me dije se do të ketë ndryshime edhe në Kodin Penal si dhe plani parashikon të ndalojë posedimin e armëve pa leje te civilët dhe disiplinimin më të fortë të licencimit të përdorimit të armëve luftarake dhe jo vetëm, por edhe ato të gjahut.

Çuçi, duke vënë theksin te siguria tha se tashmë, “kemi kriminalizuar disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin, siç është ajo përmes kutive postare, përdorimin apo posedimin që mundësojnë printimin 3D të armëve”.

“Policia e Shteti ka kryer një sërë aksionesh, ku sekuestron dhe bllokon armët që posedojnë njerëzit në mënyrë të paligjshme”.

Ndër të tjera Ministri u pyet se a do të merren masa për sa i përket thirrjes së Kuvendit Kombëtar nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Bersiha, të shtunën e 11 dhjetorit.

Ai u shpreh i qartë se, “nuk ndalohen Kuvendet. Kanë që në vitin 1990 që nuk ndalohen. Nëdijeninë time do të zhvillohet duke respektuar masat në fuqi”.

Ndër të tjera ai u pyet dhe për sa i përket deklaratës së babait të të ndjerit Klodian Rasha, i cili më 8 dhjetor të vitit të kaluar u vra me armë nga zjarri nga një efektiv i Policisë së Shtetit në Tiranë.

Babai i Rashës ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë personin që vendosi sipas tij armën pranë vendit ku iu ekzekutua djali.

“E para kjo gjë në lidhje me të ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni që prokuroria të ketë mohuar një gjë të tillë”, deklaroi Çuçi.

Për sa i përket kësaj ngjarje Çuçi e mbylli duke thënë se, “hetimi vazhdon dhe do të kemi një rezultat konkret në lidhje me këtë gjë do të bëhet publik, pa diskutim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore