Lajme

Plagosja e 2 të rinjve serbë, në Shtërpcë paralajmërohet protestë


Delibor Jevtic

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, ka thënë se plagosja e djeshme e dy djemve serbë, Stefan Stojanoviç (11 vjeçar) dhe Millosh Stojanoviç (21 vjeçar), të cilët u plagosën në fshatin Gotovushë ishte një gjuajtje ndaj çdo serbi në Kosovë.

Jevtiç, përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për protestë, e cila pritet të mbahet të dielën me fillim në orën 12:00, para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë.

“Vëllezër dhe motra, nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë në mënyrë adekuate gjithçka që ndjej dhe simpatizoj me bashkëqytetarët e mi pas plagosjes së Stefanit dhe Milloshit në Gotovushë”, shkroi Jevtiç.

“Fotoja e Stefanit të vogël nga infermierië në Shtërpcë është para syve të mi gjatë gjithë ditës. Një e shtënë ndaj tij dhe ndaj Milloshit është një e shtënë ndaj secilit prej nesh”.

Edhe Jevtiç, njëjtë si politikanët në Serbi, ka bërë fajtor për rastin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kusht që të hiqen bllokadat ishte arrestimi i viktimave të plagosjes së sotme të dy të rinjve serbë. Pas arrestimit, qytetarët kërkuan që KFOR-i të rrisë prezencën e tij, si dhe që vetë Policia të rrisë numrin e patrullave me dy postblloqe të përhershme. Pas plotësimit të këtyre kushteve, shumica dërrmuese e qytetarëve pranuan të shpërndaheshin. A e zgjidh problemin kjo? Jo. Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi”, tha Jevtiç.

Ai shtoi se përderisa Kurti është në pushtet me “politikën e urrejtjes që ushtron ndaj serbëve”, situata nuk do të ndryshojë.

“Nuk ka mbaruar protesta jonë kundër asaj që ka ndodhur me Stefanin dhe Milloshin. I hoqëm bllokadat, por ka ende inat në të gjithë ne. Të dielën e 8 janarit, në ditën e dytë të Krishtlindjeve, do të mblidhemi në Shtërpcë para Shtëpisë së Kulturës, në orën 12:00. Do të dërgojmë mesazh në mënyrë unike dhe së bashku se na ka ngopur terrori dhe urrejtja, se duam vetëm paqe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore