Një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur ndër të tjera se është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje-Fushë Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë rast.
“Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë po ndërmarrin veprimet për ndriçimin e plotë të rastit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës