Shqipëria

Plagoset 11-vjeçari në Pukë, niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten e 26 majit në fshatin Gjegjan, Pukë, ku një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë një 17-vjeçar me iniciale R. C., i cili është arratisur fill pas ngjarjes.

11-vjeçari pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Pukës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë Policia e Pukës dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore