Shqipëria

Plagosën shqiptarin, 15 ditë burg për 2 tifozët holandezë


Gjykata e Tiranës të premten e 27 majit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy tifozët holandezë, të cilët goditën një shqiptar një ditë përpara finales së Conference League, Roma-Feyenoord.

Të dy tifozët do të qëndrojnë në burg për 15 ditë. Sherri ndodhi në një lokal te zona e 9-katësheve, Tiranë.

Kujtojmë se, një ditë më parë, Policia e Tiranës i ka arrestuar shtetasit holandezë D.B., 23 vjeç dhe D.H., 21 vjeç banues në Holandë.

Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë shtetasi A. G., 45 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dëshmive, sherri ishte provokuar nga shqiptari dhe miqtë e tij, të cilët kishin thirrur “Roma, Roma”. Kjo ka nxitur edhe reagimin e holandezëve.

Këta të fundit kishin ardhur në vendin tonë për finalen e Conference League, Roma-Feyenoord, e cila u luajt në stadiumin “Air Albania”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore