Shqipëria

“Pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, ende sfidohet nga barrierat strukturore”


“Pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, ende sfidohet nga barrierat strukturore”.

Ky do të ishte mesazhi i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përpara nisjes së debatit të hapur në Këshillin e Sigurimit me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Duke vënë theksin te presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit, ku e cilësoi si përgjegjësi të madhe, sipas Xhaçkës kuadri normativ me këtë tematike është zhvilluar gjerësisht por nuk zbatohet.

“Një bashkëpunim më i ngushtë, mes Këshillit të Sigurimit dhe organizatave mund të bëjë diferencën në terren”, thotë Ministrja shqiptare.

Sipas saj organizatat rajonale dhe nën-rajonale kanë një rol ndihmues për përshpejtimin e zbatimit të agjendës.

Debati i Hapur do të drejtohet nga ministrja Xhaçka dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres.

“Së bashku, mund të arrijmë shumë më tepër dhe të mbajmë premtimet e bëra për popujt tanë, veçanërisht për gratë dhe vajzat anembanë botës”, përmbyllet mesazhi i ministres Xhaçka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore