Përballje

Pjesa e parë përfundon në epërsi dhe me dominim të Ballkanit


Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Sivasspor-it, ndeshje kjo e vlefshme e xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës janë duke e zhvilluar një ndeshje të madhe, të cilët përveç se janë duke fituar, ata edhe po e dominojnë ndeshjen.

Disa mundësi të mira i patën djemtë e Ilir Dajës në minutat e para, por sfida u zhbllokua në minutën e 36-të.

Armend Thaçi ishte ai që realizoi golin e epërsisë, duke shënuar një gol të bukur nga jashtë zone, pas asistimit të Meriton Korenicës.

Në rast se Ballkani arrin ta mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes, atëherë ekipi i Ilir Dajës do të jetë në krye të grupit dhe do të ketë shanse të mira për të vazhduar tutje në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore