Sport

Pjanic zyrtarisht në huazim te Besiktas


Miralem Pjanic i është bashkuar skuadrës turke Besiktas në huazim njëvjeçar pa mundësi për ta blerë.

Merkatoja nw Spanjw u mbyll më 31 gusht, por ajo është ende e hapur në Turqi, që do të thotë se mund të arrihej një marrëveshje për ta çuar boshnjakun në Stamboll.

Pjanic ishte një lojtar që Barcelona po përpiqej ta shiste këtë verë në një përpjekje për të lehtësuar faturën e tyre të pagave dhe ai nuk ishte i përfshirë në planet e Ronald Koeman për sezonin 2021-2022.

Ai luajti 30 ndeshje gjatë sezonit 2020/21, duke filluar 13 herë dhe duke përfunduar 90 minuta vetëm pesë herë.

Koeman preferoi treshen Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Pedri në mesfushë pasi boshnjaku nuk arriti të përmbushte pritjet në Camp Nou.

Ai gjithashtu nuk u përfshi në skuadër për dy ndeshjet e para të LaLiga-s të këtij sezoni dhe, megjithëse ishte në skuadër për ndeshjen e tretë, ai nuk u inkuadrua.

Transferimi ndodhi pasi Pjanic nuk arriti të rikthehej nw Itali, ku ai shijoi momente të suksesshme si me Romën ashtu edhe me Juventusin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore