Sport

Pirlo: Synim kemi finalen


Juventus triumfoj 2-1 në “San Siro” në ndeshjen e parë të gjysëmfinales së kupës së Italisë.

Nesër luhet ndeshja e kthimit në “Allianz Stadium”.

Trajneri i Juventinëve në nje koferencë për media u shpreh rreth ndeshjes dhe formacionit të tij.

“Kjo sfidë e madhe na jep mundësinë të shkojmë në finale, që është synimi jonë kryesor.”

“Do jetë ndeshje e vështirë, ata janë shumë të organizuar. Ne e njohim mirë Conten, e dimë që kanë lojtarë shumë kualitativ. Është rikuperuar Hakimi dhe Lukaku, të cilët janë thelbësorë. Duhet të jemi të kujdesshëm.”

“Skuadra është në rregull përveç disa problemeve që do t’i vlerësojmë ende. Buffon do të kthehet në portë, Kulusevski do të luajë nga minuta e parë. Ne jemi shumë pozitiv dhe besojmë në atë që bëjmë. Kemi objektiva specifikë që duam t’i arrijmë dhe po punojmë për to.” u shpreh Andrea Pirlo.

Juventus ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet në vitin 2021 deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore