Futboll

Pirlo: “Nuk ka asnjë klauzol në kontratë që më ndalon ta zëvendësoj”


Traineri i Juventus-it, Andrea Pirlo, është pozicionuar mirë sa i përket argumentimit se pse ndërroi Cristiano Ronaldon në minutën e 77-të në ndeshjen Juve – Inter (Juventus fitoi) mbrëmjen e ditës së djeshme [e martë] për Kupën e Italisë.

Ylli portugez tregoi pakënaqësi ndaj vendimit, ndërkohë që Pirlo ishte i bindur se Ronaldo-s i duhej pushim.
Veç faktit se Cristiano Ronaldo nuk ka nevojë për prezantim, jo vetëm tifozët por edhe vetë ai, nuk janë stërvitur ta shohin të dalë jashtë fushe para kohë ose pa u fishkëllyer bilbili i fundit.

Mimikat e Ronaldo-s në bisedë me Andrea Pirlo-n pasi doli jashtë fushe

Meqënëse është një ndër më të mirët në botë, rrallë herë është parë të zëvendësohet apo të tregojë mjaftueshmëri traineri drejt kapacitetit/performancës së tij.

Juventus po udhëhiqte me dy golat e shënuar nga Ronaldo me rezultatin 2 – 1 në Stadiumin “San Siro” dhe me ç’duket, Ronaldo priste të shënonte tripletën, ndërkaq – zemërimi i tij që pasoi.
Në intervistën e pas-ndeshjes, Andrea Pirlo tha:

“Është më se normale që kur del të luash për një ndeshje të tillë, të duash të ndihmosh ekipin deri në fund. Por nuk ka asnjë klauzol në kontratë që me ndalon ta zëvendësoj. Ai është i vetëdijshëm që është pjesë themelore për ne por, që të qëndroi në majë, ai duhet të dijë si të rimarrë frymë”, sqaroi Pirlo.

Pirlo vazhdon më tej duke theksuar rëndësinë e pushimit – “Cristiano rivërtetoi vlerën që ka nëpërmjet performancës së tij, edhe pasi u përball me kritikat e rradhës. Nuk mund të kishte bërë më mirë se kaq. I thashë ‘ke nevojë të shplodhesh, kemi një ndeshje me rëndësi të shtunën [6 janar/Juventus – Roma]. Ronaldo ka luajtur disa lojra rresht pra, një pushim tek-tuk, do t’I bëj mirë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore