Sport

Pique bëhet mbrojtësi me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve


Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, bëhet mbrojtësi që ka shënuar më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve.

Pique realizoi golin e 17-të mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen që skuadra e tij Barcelona e fitoi minimalisht ndaj ukrainasve të Dinamo Kyiv.

34-vjeçari spanjoll me këtë gol të realizuar, ka parakaluar në renditje Sergio Ramos-in dhe Roberto Carlos, të cilët janë në vendin e dytë me nga 16 gola.

Prej 17 rrjetave të realizuar në Ligën e Kampionëve, Pique ka shënuar 15 me Barcelonën, ndërsa dy ka i ka realizuar sa ishte pjesë e Manchester United.

Kujtojmë që qendërmbrojtësi spanjoll është pjesë e skuadrës katalanase që nga viti 2009, me të cilët ka zhvilluar 576 ndeshje, ku ka realizuar 51 gola në të gjitha garat.

Ndërsa, vlen të ceket se Pique ka arritur të fitojë katër herë Ligën e Kampionëve, prej të cilave tri herë me Barcelonën, ndërsa një herë me Manchester United.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore