Sport

Pioli-t ia vjedhin medaljen


Milan-i u shpall kampion i Italisë në ditën e djeshme, pas fitores me rezultat 0:3 në udhëtim te Sassuolo.

Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dhënies së kupës dhe medaljeve, derisa më vonë hynë në fushë të gjithë tifozët.

Për trajnerin e Milan-it, Stefano Pioli-n, ky ishte titulli i parë kampion në karrierë të tij, mirëpo atij nuk i shkoi gjithçka sipas planit.

Atij iu vodh medalja e fituesit në fushën e stadiumit “Mappei” dhe shkoi në Milano pa të. 56 vjeçari më pas bëri apel për t’iu kthyer medalja, pasi tha që ishte e vetmja që kishte.

“Më vodhën medaljen e fituesit, dikush ma hoqi nga qafa. Bëj apel që kushdo që ma mori, të ma kthej, pasi është e vetmja që kam” deklaroi ai, sipas La Repubblica.

Serie A e pa apelin dhe i erdhi në ndihmë Pioli-t, të cilët thanë përmes një postimi në Twitter: “Mos u shqetësoni zotëri Pioli, ne do t’ju japim përsëri medaljen nesër”.

Tekniku italian më pas shtoi se titullin ia dedikoi babait të tij, i cili vdiq në shtator të vitit 2019, periudhë në të cilën ai u emërua trajner i Milan-it.

“Babai im do të jetë krenar për mua kudo që të jetë. Ai vërtet dëshironte të më shihte me suksese”, shoti Pioli.

Pioli më pas u shpall trajneri i sezonit pas ndeshjes në Sassuolo dhe iu dha çmimi nga Paolo Maldini gjatë një interviste me DAZN.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore