Futboll

Pioli: Ibra në Sanremo? unë do të shoh Juve -Spezia


“Ibra është kampioni ynë, por ekipi është më i rëndësishëm”, thotë Stefano Pioli.

Në prag të ndeshjes me Udinese-n, traineri i Milan-it, Stefano Pioli, ndër të tjera është shprehur edhe për mungesën e Ibrahimovic:

“Unë gjithmonë kam besuar se Ibra është kampioni ynë, por lideri duhet të jetë loja jonë dhe ne e kemi treguar atë me Romën. Nëse luajmë kështu, ne kemi cilësitë për të përcaktuar edhe lojën. Ibra dhe Calhanoglu. Kemi kaq shumë lojtarë që mund të gjejnë bastin fitues. Zlatan ka deklaruar se do të rimarrim majën? Është e drejtë ta thotë një gjë të tillë. Ne duhet të kërkojmë të bëjmë lojën tonë duke kërkuar të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur deri në fund, sigurisht duke luajtur futbollin që na pëlqen. Tani vjen momenti vendimtar i sezonit, sepse vendosen pozicionet përfundimtare. Ibra është një armë më shumë, por skuadra ia ka dalë mirë edhe pa të dhe kjo tregon cilësinë tonë. Sonte patjetër që do të shikoj Juve-Spezia. Sipas meje Sanremo përfundon shumë vonë dhe nuk do të mund ta shikoj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore