Sport

Pinturault ngre kupën e përgjithshme të botës në ditën e 30-vjetorit të lindjes


Gjigant triumfal në Lenzerheide për Alexis Pinturault, në ditën e 30-vjetorit të lindjes së tij. Francezi fitoi gjithçka dhe jo vetëm gjigantin (slalom) e fundit të sezonit me kohën 2 ‘1 75″ para kroatit Filip Zubcic dhe bashkatdhetarit Mathieu Faivre.

Pinturault, 34 fitore në karrierë dhe pesë në sezon, në fakt ka fituar gjithashtu kupën e gjigantit, por mbi të gjitha kupën e përgjithshme të botës. Ai është francezi i tretë që e arrin këtë sukses pas legjendës Jean Claude Killy (1967 dhe 1968) dhe Luc Alphand në 1997.

Zvicerani Marco Odermatt, rivali i tij i vetëm, përfundoi vetëm 11/o në këtë gjigant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore