Foto lajm

Pinguini i parë ‘biond’


Pinguini “biond” përjetësuar në një foto.

Kjo është fotoja e magjishme që është bërë virale në Internet, e fiksuar nga Yves Adams.

Në fakt nuk është rastësi, pasi ai njihet si fotografi që nëpërmjet objektivit “futet në botën e kafshëve”.

Mendohet se pinguini biond është i pari në këtë ngjyrë.

Adamsi e shkrepi foton gjatë një turi të realizuar në Xhorxhian e Jugut.

Ai u shpreh se e pikasi pinguinin e rrallë gjatë një ekspedite, që nisi nga Antarktida dhe përfundoi në Atlantikun Jugor.

“Nuk kisha parë kurrë më parë një pinguin të verdhë. Ishin 120 mijë pinguinë aty, por vetëm njëri qe i tillë”, tha fotografi belg.

Pinguini i vogël dallohej shumë lehtë mes shokëve me ngjyrë më të errët.

Sipas fotografit, ndryshimi drastik në ngjyrën e pinguinit vjen nga leucizmi, një mutacion që parandalon prodhimin e melaninës, duke bërë që kafsha të ketë ngjyrë më të zbehtë.