Bota

Pilotit i bie te fikët, avioni bën ulje të detyruar


Një avion i nisur nga Londra dhe me destinacion Athinën, i është dashur të bëjë një ulje emergjente në Cyrih pasi piloti që drejtonte avionin i ra të fikët.

Sipas Daily Mail, piloti e konsideroi situatën shumë serioze që vendosi të bëjë ulje të detyruar. Sidoqoftë,u tha se nuk ka asnjë çështje se kemi të bëjmë me Coronavirusin.

Pas vonesave të gjata pasagjerët arritën nëntë orë më vonë në “El. Venizelos”. Piloti i sëmurë u dërgua në një spital në Cyrih, ku iu nënshtrua një kontrolli.

Deri më tani, shkaku i sëmundjes së pilotit nuk është sqaruar, ndërsa një zëdhënës i kompanisë siguroi se nuk kishte rrezik për sigurinë e pasagjerëve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore