Art&dizajn

Piktura e Monet vlen 1 milion euro në ankand


Artisti francez, Claude Monet dhe pikturat e tij qëndrojnë të krye të ankandeve në Francë. Së fundmi një pikturë e tij do të hidhet në ankand më 6 qershor për 1 milion euro.

Vepra është ekspozuar në Muzeun e Arteve të Bukura të Turini-t, aty ku piktori zhvilloi artin e tij, jetoi dhe punoi.

Në pikturë paraqitet qyteti francez i Dieppe në stilin impresionist që themeloi Monet. Piktura me përmasa 60 me 74 cm i përket vitit 1882.

“Peizazhi paraqitet më i ngushtë sesa në pikturat e shtrira impresioniste që artisti realizoi gjatë jetës, që njihen për ngjyrat, prekjen, për motivet normane që ai i trajtonte aq bukur, ndaj edhe kjo është një vepër e shkëlqyer”, është shprehur drejtoresha e museumit, Hélène Jagot.

Ndërsa koleksionisti që po merret me ankandin, Aymeric Rouillac, thotë se vepra “Dieppe” transmeton ndjenjat dhe emocionet e artistit, me lëvizje të dukshme të furçës që përçojnë përshtypjet e çastit.

Ai shtoi se piktura ka bërë një itinerar të pazakontë që pas vdekjes së Monet,në vitin 1926. Sipas koleksionistit, është e rrallë t’i shohësh veprat e piktorit të nxirren në ankand në vendlindjen e tij. Edhe pse piktura e Monesë vlerësohet me 1 milion euro, çmimi në ankand pritet të arrijë më lart.

“Ka qenë me familjen e Monet kur ai vdiq dhe kaloi për gjysmë shekulli në Shtetet e Bashkuara. Pastaj e mori një zviceran ndërsa neve na e besoi një artdashës japonez që e kishte pasur prej 20 vitesh. Claude Monet është piktori më i madh francez, por nga 440 piktura të Monesë që u shitën në botë në 10 vitet e fundit, vetëm 14 ishin në Francë”, vijoi koleksionisti , Aymeric Rouillac.

Deri në qershor Muzeu i Turin-it do e shfaqë pikturën për një numër të kufizuar të publikut për shkak të situatës me pandeminë.

Claude Monet  (14 nëntor 1840 – 5 dhjetor 1926) ishte një piktor francez, themelues i pikturës impresioniste franceze dhe praktikuesi më i rëndësishëm dhe më pjellor i filozofisë së lëvizjes për të shprehur perceptimet e dikujt para natyrës, sidomos për pikturën e peizazhit ”en plein aire”.

Termi “Impresionizëm” rrjedh nga titulli i pikturës së tij: Impression, soleil levant, e cila u shfaq në vitin 1874 në ekspozitën e parë të pavarur të ngritur nga Monet dhe bashkëpunëtorët e tij si një alternativë ndaj Salon de Paris.

Ambicia e Monet-it për të dokumentuar fshatrat franceze e shpuri atë për të adoptuar një metodë për të pikturuar të njëjtën skenë shumë herë në mënyrë që të kapte ndryshimin e dritës dhe kalimin e stinëve.

Nga viti 1883, Monet jetonte në Giverny, ku bleu një shtëpi dhe pronë dhe filloi një projekt të gjerë të peizazhit, i cili përfshinte pellgje zambakësh që do të bëheshin subjekt i veprave të tij më të njohura.

Në vitin 1899 ai filloi të pikturoj zambakët e ujit, së pari në pikëpamjet e pingulta me një urë japoneze si një tipar qendror dhe më vonë në serinë e pikturave në shkallë të gjerë që do ta zinte vazhdimisht për 20 vitet e ardhshme të jetës së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore