Art&dizajn

Piktura e Botticellit shitet 80 milionë dollarë


Piktorit dhe vizatuesit fiorentin si dhe artistit rilindas më tw vlerësuar në Itali, Sandro Botticelli, i është vlerësuar 80 milionë dollarë piktura, e cila doli në ankand online.

Lajmi është konfirmuar nga shtëpia e ankandit, Sotheby’s, në një postim nw median sociale, Twitter.

“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton Rilindjen fiorentine arrin në 92,2 milionë dollarë”, ka shkruar Sotheby’s.

Kjo shitje është record për veprat e Botticelli-t, pasi ai arriti shifrën 92,2 milionë dollarë bashkë me taksat ndonëse blerësi mbetet anonim.

Piktura është i formatit portret i cili paraqet një të ri me origjinë jo të njohur. Ajo është vlerësuar si një nga pikturat më të rëndësishme dhe kuptimplotë të Rilindjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore