Sport

Pikët për ndeshje, Koeman-i trajneri me mesataren më të keqe në vitet e fundit te Barcelona


Ronald Koeman u shkarkua nga drejtimi i Barcelona-s një ditë më parë, pas paraqitjeve jo shumë të denjta të skuadrës blaugrana.

Holandezi ka arritur mesataren më të keqe të pikëve për ndeshje (PPN), në krahasim me gjashtë trajnerët e fundit që ka pasur Barcelona.

Në total, Koeman-i e drejtoi Barçën ne 67 ndeshje. Ai arriti 40 fitore, 11 barazime dhe 16 humbje. Mesatarja e pikëve është 1.96 PPN. Gjithashtu arriti të fitonte vetëm një trofe.

Quique Setien e drejtoi skuadrën para holandezit. Ai ishte në krye të pankinës per 25 ndeshje, ku arriti 16 fitore, katër barazime dhe pesë humbje. Edhe pse nuk fitoi trofe, ai kishte mesataren 2.08 PPN.

Ernesto Valverde e drejtoi Barcelona-n nga 2017 deri në 2020. Në 145 ndeshje, ai arriti 97 fitore, 32 barazime dhe 16 fitore. 2.23 PPN kishte Barcelona e Valverde-s. Ai fitoi edhe katër trofe.

Luis Enrique e drejtoi skuadrën nga 2014 në 2017. Në total janë 181 ndeshje, ku arriti 138 fitore, 22 barazime dhe 21 humbje. Nëntë trofe dhe 2.41 PPN.

Tata Martino e drejtoi nga 2013 deri në 2014. Në total, 59 ndeshje, 40 fitore, 11 barazime dhe tetë humbje. Një trofe dhe 2.22 PPN.

Tito Vilanova e drejtoi nga 2012 deri në 2013. Në total 44 ndeshje, 33 fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje. Një trofe dhe 2.39 pikë për ndeshje.

Pep Guardiola e drejtoi nga 2008 deri në 2012. Në total 247 ndeshje, 179 fitore, 47 barazime dhe 21 humbje. 14 trofe dhe 2.36 PPN.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore