Sport

Pikëpyetjet e Atletico Madrid-it për sulmin


Shumë pak ekipe kanë opsione elitare në sulm ashtu siç ka Atletico Madrid, me pikëpyetjet që po ngritën se kush duhet të vazhdoj e kush jo.

Suarez, Joao Felix, Moussa Dembele aktualisht, Morata që do të kthehet nga huazimi dhe interesimi për Lacazette-n dhe Gerard Moreno-n.

Simeone, një trajner që preferon mbrojtjen, po “bekohet” me gjashtë zgjidhje në klub.

Me Morata-n që do të kthehet nga lëndimi, Atletico dëshiron të shes dy nga sulmuesit, raporton MARCA.

Suarez është i paprekshëm, me dilemën që qëndron te Felix, Dembele dhe Morata.

Portugezi 21-vjeçar shpesh herë ka menduar largimin, me klubin nga Madrid-i që sipas tij, nuk ia mundëson të shfaq potencialin e vërtetë.

Morata, në anën tjetër, do të kthehet nga huazimi, me Juventus-in që nuk dëshiron të paguaj për transferimin e tij.

Dembele, futbollisti i transferuar nga Lyon-i, deri tani nuk ka treguar asgjë, dhe Atletico Madrid do të mundohet ta shes gjatë verës, gjithnjë sipas raportimeve të MARCA-s.

Atletico ka shfaqur interes për dy sulmues, Moreno-n e Villarreal-it dhe Lacazette-n e Arsenal-it.

Simeone dëshiron tre sulmues për sezonin e ardhshëm.

Se kush do të jenë tre sulmuesit e “Rojiblancos” nga gjashtë emrat e mundshëm, mbetet për t’u parë gjatë merkatos së verës…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore