Shqipëria

Pika kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë jashtë funksionit për kamionët


Autoritetet e Policisë maqedonase dhe Policisë greke, kanë njoftuar palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

Ky vendim ka ardhur për shkak të vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve.

Autoritetet shqiptare kanë apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionëve), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore