Sport

Pika e kthesës, Mancheser City kalon për herë të parë në histori me të ardhura United-in


Manchester-i i epokës së Sir Alex Ferguson-it është zhdukur tashmë. Qyteti anglez është nën dominimin e City-t të Pep Guardiola-s. Kjo përsa i përketë të ardhurave.

Nga raportet e të dy klubeve, rezultoi se sezoni 2020/21 ka shënuar pikën e kthesës në të ardhura. Për herë të parë në histroi, City ka pasur më shumë fitime se United-i.

Derbi i qytetit është i njohur në gjithë botën. Megjithëse, stadiumet e dy klubeve janë në zona krejtësisht të ndryshme. “Old Trafford”, stadiumi i United, ndodhet në zonën metropolitane të Trafford-it, jashtë Manchester-it.

Në kohën kur argjentinasit, Carlos Tevez-i, kaloi nga United te City, tifozët e “qytetarëve” e pritën me banderolën “Mirë se erdhe në Manchester”, si për të treguar diferencën në orgjinën e dy klubeve.

Historia e Manchester City-t do të ndryshonte në vitin 2008. Kohë kur klubi kaloi në pronësi të sheikëve nga Abu Dhabi. Pas disa vitesh përshtatje, City u fut në rrugën e drejt, duke u shndruar në një nga klubet më të mëdha evropian.

Në vitin 2012, City arriti të rrëmbente titullin kampion të Premier League-s nga duart e rivalëve të tyre të përjetshëm, United-it.

Përgjatë viteve, paratë e shpenzuara nga Katari, si dhe përfitimet nga Champions League e kanë kthyer City-n në një klub shumë të pasur. Aq sa kaloi dhe United, një klub histoik dhe që njihet gjerësisht për fitimet e larta.

Duke nisur nga viti 2008, deri në 2021, City e ka kaluar vetëm një herë United-in në të ardhura. Sezonin e kaluar.

Përfitimet e City-t në 2008 ishin 87 milionë paund, ndërsa në 2021 shkuan në 559.7 milionë paund. Ndërsa, ato të United ishin 278.5 milionë paund dhe shkuan në 494.1 milionë paund.

Te ardhurat. Burimi: Calcio e Finanza

Pika më e lartë e fitimeve përgjatë këtyre viteve, për City-n ishte 2021. Për United, pika më e lartë ka qenë në sezonin 2018/19, me 627.1 milionë paund.

Nga ana tjetër, përsa i përketë bilancit, United qendron më lart se City. “Djajt e Kuq” e kanë mbyllur bilancin e 2019/20 me -23.2 milionë paund. City e ka mbyllur me -126 milionë paund.

Në epokën e sheikëve, City e ka bilancin e përgjithshëm -672.7 milionë paund. Në po të njëjtën periudhë, United e ka bilancin me + 104.5 milionë paund.

Bilanci ekonomik. Burimi: Calcio e Finanza

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore