Lajme

Pija ‘magjike’ që largon të ftohtin – Rakomelo greke


Rakomelo greke është një pije alkoolike e përzier, e cila konsumohet kryesisht në dimër, por edhe për qëllime kurative, nëse ndieni dhimbje fyti ose keni ftohje të zakonshme.

Kjo pije shërbehet e nxehtë dhe ofrohet në zonat malore, ose në vendet ku bëhet ski.

Rakomelo-ja, e cila e ka origjinën në Kretë dhe ishuj të tjerë të Detit Egje, ka dy përbërës kryesorë: raki dhe mjaltë. Ndonjëherë, sipas dëshirës tuaj, në pije mund të shtoni pak kanellë, karafil dhe lëkurë portokalli. Kjo pije ngjan me ponçin (raki ose verë e përzier me sheqer dhe limon).

Pija shërbehet në enë të vogla qeramike ose qelqi.

“Një nga vendet më ideale për të shijuar Rakomelo-n është një lokal i vogël, i këndshëm me tavolina në rrugë, llamba, batanije për ngrohje gjatë dimrit dhe shoqëri e mirë”, shkruan e përditshmja “The Guardian”.

Si ta përgatisim në shtëpi?

Gjithçka ju nevojitet është gjysmë filxhani me raki ose uzo, dy lugë çaji me mjaltë, një shkopth kanelle, 2 sytha karafil (mund të shtoni edhe lëkurë portokalli).

Fillimisht do të vendosni në gradë të ulët, për të ngrohur rakinë ose uzon. Aty do të shtoni edhe karafil dhe kanellë.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore