Lajme

PIJ-ja merr përgjegjësinë për raketat, IDF-ja përgatit kundërsulmin


Një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez thotë se grupi terrorist me bazë në Gaza merr përgjegjësinë për sulmin me raketa të mbrëmjes së sotme në qytetet jugore dhe qendrore izraelite.

Sipas njoftimit, ky është “vetëm fillimi” i përgjigjes ndaj vrasjes së komandantit të lartë të PIJ-së, Tayseer Jabari nga IDF-ja”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Times of Israel”.

IDF-ja thotë nga ana tjetër se ka filluar sulme në shkallë të gjerë kundër objekteve të PIJ-së në Gaza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore