Gatimi

Pica me ton, shija e ditës


Nëse ju pëlqen toni, ju duhet të provoni këtë picë, që e kombinon me qepë dhe ullinj të zinj. Përgatisni një vakt fantastik për t’u shijuar me familjen. Përmban sasi të ulëta të yndyrës së ngopur dhe është një burim i mirë i proteinave, niacinës dhe fosforit.

Përbërësit: brumë pice, salcë domate, 200 gr ton në vaj, pak trumzë, 1/2 qepë, 1 domate e vogël, 70 gr mozzarella, 10 ullinj të zinj pa bërthamë.

Përgatitja

Në një tavë me madhësi 30×40 cm hapim brumin e picës.

Vendosim salcë domate, ton, ullinj, qepë, domate, mozzarella.

E vendosim në furrë dhe e pjekim për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.

Mund ta kombinoni me përbërës të tjerë si artiçok, kungull, misër, djathë gorgonzola, patëllxhan dhe rukola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore