Lajme

Philip: Djali i një princi dhe bashkëshorti i një mbretëreshe


Ai u lind si princi Philip i Greqisë, djali i princit Andrew dhe i princeshës Alice. Në jetë, ai u njoh si Philip-i, Duka i Edinburgh-ut, bashkëshorti i mbretëreshës më jetëgjatë britanike, Elizabetës së II-ë.

Të premten e 9 prillit, Philip-i u shua përgjithmonë, në moshën 99 vjeçare, vetëm pak muaj përpara festimit të mbërritjes shekullore të jetës.

Ai ishte djali i vetëm i trashëgimtarit të fronit grek, princit Anrew.

Philip-i ishte vetëm një vjeç e gjysmë, kur familja e tij e la Greqinë. Pesë vitet e para, i kaloi në Francë dhe më pas, u transferua në Berkshire. Nga aty, vitet kaluan dhe ai i transferua në Gordonstoun, ku ndoqi Kolegjin Detar Mbretëror.

Pikërisht aty, ai tërhoqi vëmendjen e një vajze 13-vjeçare – Elizabetës së II-ë.

U desh kohë që ata të bashkoheshin përfundimisht, në korrik 1947, ku kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.

Aty, ai u bë njeriu, me titullin e të cilit njihej edhe sot e kësaj dite – Duka i Edinburgh-ut.

Gjashtë vjetët e para të martesës, Philip-i i kaloi në Maltë, në një bazë ushtarake të Marinës Mbretërore. Pikërisht atje, ai dhe Elizabeta shijuan fillimet e një historie shumë të gjatë dashurie në çift.

Djali i tyre, princi Charles, trashëgimtari, u lind vetëm gjashtë ditë përpara përvjetorit të tyre të parë të martesës.

Deri në çastin e marrjes së fronit nga e shoqja e tij në 6 shkurt 1952, Philip-i vazhdoi të ndiqte karrierën e tij në marinë.

Mbretëresha Elizabetë II dhe mbreti bashkëshoqërues

Elizabeta e II-ë, u kurorëzua më 6 shkurt 1952. Kjo, e bëri Philip-in, mbret të Britanisë së Madhe. Një mbret, i cili do të kishte rolin e të qëndruarit në hije, përballë figurës së lartë që e shoqja gëzonte.

Këtë rol, ai e përthithi më së miri në qenien e tij.

Ashtu si jemi mësuar të shohim rolet e “first lady” në shtete të ndryshme, Philip-i i qëndroi besnik një roli të “first man” në Britani.

Patron i rreth 800 organizatave, Duka i Edinburgh-ut ishte i investuar kryesisht në zbulimet shkencore dhe kërkimin teknologjik. Probleme që e shqetësonin, ishin ato të mjedisit, mbrojtjes së planetit dhe sportet.

Ai ideoi edhe çmimin  Duke of Edinburgh’s Award Scheme, në vitin 1956. Sot, ky çmim cilësohet si shumë prestigjoz në Britani.

Por, roli më kryesor i tij, pa diskutim ka qenë qëndrimi si krahu i djathtë i Elizabetës. Një bashkëshort i përkushtuar dhe mbështetës, Philip-i do të mbahet mend për qetësinë që reflektonte dhe batutat shpesh herë të shkujdesura.

“Princi Philip është i vetmi njeri në botë, i cili e trajton mbretëreshën si një njeri normal”, do të thoshte dikur Lord Charteris, sekretari privat i monarkut të Buckingham Palace. “Ngjan e çuditshme, por mendoj se ajo e vlerësonte këtë gjë”.

Për këtë, ai do të mbahet mend në histori, si personi që e trajtoi Elizabetën ndryshe nga të tjerët dhe kurrë nuk e cenoi rolin e saj primar në Britani.

I lindur si princi, ai u shua, si bashkëshorti i një mbretëreshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore