Futboll

Phil Foden – zjarr mbi tokë apo avull mbi ujë?


Ish-sulmuesi i Manchester City-t Trevor Sinclair, parasheh sukses botëror për 20 vjeçarin Philip Walter Foden.

I shprehur për talkSPORT, Sinclair ka thënë:

“Nesë punon vazhdimisht dhe me intensitet, besoj me të vërtëtë se ai mund të bëhet aq i mirë sa të fitojë Topin e Artë një ditë. Dyshoj të jetë në dijeni shumica të shpejtësisë së Foden-in; jo vetëm në vrap por, duke kontrolluar topin me të dyja këmbët në sajë të ekuilibrit të pabesueshëm që ai ka”, u shpreh Sinclair.

Foden ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tre herë në 17 ndeshje të Premier Ligës këtë sezon.

Sinclair vazhdoi më tej me theksin te këndvështrimi i trainerit të City-t, Pep Guardiola:

“Pep ka thënë disa herë se ka sy për gola-shënues/lojtar që mund të bëhen të suksesshëm; ai arrin ta shohi potencialin e Folden-it”.

Në 2017-ën Foden fitoi Topin e Artë nga FIFA në Botërorin U17 (titull që i jepet lojtarit më të mirë të atij kompeticioni). Në të njejtin vit, BBC i dha çmimin e Personalitetit Rinor Sportiv i Vitit (BBC Young Sports Personality of the year).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore