Sport

PGA anulon kompeticionin e 2022 tek fushat e golfit në Bedminster Trump


Presidenti amerikan i Shoqatës Profesionale të Golfistëve  (The Professional Golfist Association/PGA), Jim Richerson, ka njoftuar mbrëmjen e ditës së dielë (10 janar) se Kampionati i PGA 2022, i cili do të zhvillohei te fushat e golfit të Presidentit Donald Trump, është anuluar.

“Drejtuesit e Bordit amerikan të PGA, sot n mbrmje kan votuar pr ushtrimin e t drejts s anulimit t marrveshjes s Kampionatit t PGA 2022, q do t zhvillohei tek fushat e Bedminster Trump, Ne Jersey”, shkruhet në deklaratën e Richerson.

“Në kuadër të trazirave të javës së kaluar në Capitol City, të cilat u shkaktuan nga mbështetës të Trump-it, është e qartë se zhvillimi i aktivitetit tonë në fushat e golfit të Presidentit Donald Trump në Bedminster të New Jersey-it, do të dëmtonte emrin e shoqatës sonë, si dhe do të vendoste në rrezik autoritetin e PGA-s për të aplikuar kompeticione të tjera në të ardhmen”, përfundon deklaratën Richerson.

Nga ana tjetër, Oraganizata Trump ka replikuar me një deklarat të vetën, duke thënë se “kjo është një shkelje e kontratës dhe ata nuk kanë të drejtë ta ndërpresin këtë marrëveshje”.

Për momentin, PGA e Amerikës nuk ka njoftuar tjetër vend për zhvillimin e kompeticionit të saj, i cili pritet të fillojë në maj 2022./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore