Shqipëria

Pezullohet lundrimi në Durrës, shkak përkeqësimi i motit


Mbrëmjen e sotme të 25 nëntorit, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e lundrimit.

Referuar njoftimit të autoritetit në platformën Facebook, nuk do të ketë lundrime as nga Durrësi drejt Barit dhe as anasjelltas.

Kjo për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Në varësi të ndryshimit të kushteve atmosferike, lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme.

“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që  kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas”, ka njoftuar autoriteti.

Kështu, lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme të 26 nëntorit në varësi të përmirësimit të motit.

Sakaq, njoftimi shton gjithashtu se kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore