Sport

Petronas prezanton Valentino Rossi-n – botërori MotoGP 2021


Takimi i parë i botërorit MotoGP 2021 do të nisë me testet në Sepang të Malajzisë.

Nga 14 deri 16 shkurt në pistë do të jenë pilotët kolaudator dhe në 19 shkurt provat e pilotëve të tjerë. Ndërsa më 18 shkurt, do të zhvillohet prezantimi i pilotëve të ekipit Petronas: Valentino Rossi dhe Franco Morbidelli.

Veçse, e gjithë kjo do të jenë pashmangshmërisht e lidhur me ecurinë e pandemisë. Qeveria malaiziane tashmë ka parashikuar masa shtrënguese kundër Covid-19.

Zhvillimi i testeve në Sepang do të përkojë dhe me prezantimin e skuadrës së re të Rossit. Data nuk është konfirmuar, por përfaqësuesit maleiziane të Petronas duan ta bëjnë prezantimin më 18 shkurt në Sepang, një ditë para testeve të motorëve.

Për Petronas Yamaha, prezantimi i legjendës së garave me motora, Valentino Rossi, do të jetë një event i rëndësishëm dhe hapi i parë i marketingut të këtij ekipi, i cili që prej debutimit në MotoGP në 2019, është rritur në mënyrë eksponenciale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore