Sport

Petra Vlhova fiton slalom-in special të Zagrebit


Në një pistë me pak borë, madje të butë për shkak të temperaturave thuajse pranverore dhe një vese shiu në mëngjes, sllovakia Petra Vlhova ka fituar slalom-in special të kupës së botës në Zagreb.

Ky ishte suksesi i tetëmbëdhjetë në karrierën e 25 vjeçares dhe me këtë fitore ajo konfirmon vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Vlhova, me kohën 1.59.08 ka lënë pas austriaken Katerina Liensberger (1.59.13), ndërsa podiumin e tretë e ngjiti svicerania Michelle Gisin(1.59.30).

Për amerikanen Mikaela Shiffrin, fituesja e dy medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, që ende nuk është në formën e saj më të mirë; vetëm vendi i katërt me 1.59.35./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore