Lajme

Petkoviq për Nenad Rashiqin: Po bashkëpunon me Kurtin e Trajkoviqin


“Përpjekjet e Nenad Rashiqit për të justifikuar gënjeshtrat e tij dhe faktin që ai abuzoi politikisht djalin e tij duke sulmuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishin të kota”, tha drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Ai shtoi se Rashiq është duke bashkëpunuar me Rada Trajkoviqin e Albin Kurtin.

“I vetmi që ngeci në gënjeshtrat e tij në këtë situatë është Nenad Rashiq, së bashku me bashkëpunëtoren e tij Rada Trajkoviq dhe Albin Kurti, me të cilët ai ra dakord për të luftuar dy grupe të rinjsh në Llapnasellë në të cilën mori pjesë edhe djali i tij Nikolla paraqesin si një goditje politike për veten dhe familjen e tij”, shtoi Petkoviq.

Një ditë më parë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe reagimeve që pati nga politikanë të huaj.

“Të gjithë ata politikanë të huajë që mendojnë se Serbia është vend që mund të poshtërohet gabojnë rëndë”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë, Rashiq të martën tha se djali ia kanë rrahë me boksa të hekurt, thika dhe çekiç

Ai theksoi se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.

Rashiq potencoi se dyshon se “sulmi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar”.

“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politikë dhe tentoj të jem sa më objektiv, për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore