Lajme

Petkoviç’i i ankohet Lajçak’ut: Kosova po dëshiron të shkaktojë kriza


Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviç

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe njëherit kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, pas takimit me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka bërë të ditur se me kryediplomatin sllovak kanë diskutuar për takimin e ardhshëm në nivel kryenegociatorësht, i cili pritet të mbahet më 15 maj në Bruksel.

Temë tjetër e diskutuar mes tij e Lajçak’ut, siç ka njoftuar Petkoviç’i, ka qenë edhe situata politike dhe e sigurisë së serbëve në Kosovë, me një vështrim të veçantë për tensionet e ngritura, siç po pretendon Petkoviç’i, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kam shprehur shqetësimin për dhunën e përditshme institucionale dhe për çdo dhunë tjetër të ushtruar nga regjimi i Prishtinës ndaj popullatës serbe si dhe për veprimet e paarsyeshme të njëanshme të politikanëve shqiptarë që kërcënojnë paqen, veçanërisht në dritën e tentativave për të marrë pushtetin me dhunë”, ka shkruar Petkoviç në Facebook.

Petkoviç në takim me Lajçak’un ka biseduar edhe për lirimin nga detyra e Ekipit Menaxhues, i cili në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogu prezantoi draf-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Beogradi as nuk dëshiron dhe as nuk bën lëvizje që mund të çojnë në tensione dhe kriza të reja në terren, por do të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin. Përkundër të gjitha sfidave, ne do ta ruajmë popullin tonë në Kosovë”.

Vuçiç pas takimit me Lajçak’un: Jam i shqetësuar për situatën në Veri, Kurti po do luftë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore