Sport

Petkoviç largohet nga Zvicra, nënshkruan me klubin francez


Trajneri boshnjak, Vladimir Petkoviç, i jep fund aventurës si trajner i kombëtares së Zvicrës pas një periudhe shtatë vjeçare.

Petkoviç ka pranuar ofertën e klubit francez, Bordeaux, me të cilët ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi francez, të cilët njoftuan se 58-vjeçari do ta drejtojë klubin e tyre nga sezoni i ardhshëm.

Petkoviç mori drejtimin e përfaqësueses helvete në verën e vitit 2014, me të cilën pati mjaft suksese, duke arritur 41 fitore, 18 barazime dhe 19 humbje.

Në Kampionatin Evropian Euro 2016 dhe në Botërorin e Rusisë në vitin 2018, ia doli të kualifikohej në fazën e 1/8-ve të finales, ndërsa arritjen më të rëndësishme e bëri këtë verë, duke u kualifikuar deri në çerekfinalet e Euro 2020, ku u eliminua nga Spanja.

Derisa, kujtojmë që Petkoviç gjatë karrierës së tij si trajner, ka drejtuar klube të ndryshme si: Lugano, Sion e Young Boys në Zvicër, por edhe Lazion në Serie A, ku qëndroi për dy sezone.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore